
Teknikat e hartimit të raporteve
Më date 07 mars 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimi me temë “Teknikat e hartimit të raporteve”. Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Besim Kajtazi, Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Presidencë të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me hartimin e raporteve të ndryshme nga zyrtarët përgjegjës dhe unifikimit të standardeve dhe parimeve gjatë hartimit të këtyre raporteve, për të arritur deri te praktikat më të mira, në hartimin e raporteve.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Nënpunës civil nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Paneli zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave si dhe Këshilltarë të lartë nga Gjykata Supreme e Kosovës.
Postuar më: 07-03-2025