Shqyrtimi gjyqësor në prokurimin publik - standardet, procedurat dhe mjetet juridike
Më datë 23 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me SIGMA, realizuan trajnimin me temë “Shqyrtimi gjyqësor në prokurimin publik - Standardet, procedurat dhe mjetet juridike”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zoran Blažević dhe z. Borut Smrdel ekspert ndërkombëtar.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procesin e prokurimit publik dhe mbrojtjen ligjore, përgatitjen e tenderit deri te ekzekutimi i kontratës, fazat kryesore, rreziqet ligjore dhe bazat për ankesë. Gjithashtu po trajtohen edhe përjashtimi i operatorëve ekonomikë dhe mjetet juridike në dispozicion, rolet e autoriteteve kontraktuese, OSHP-së dhe gjykatave.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar dhe bashkëpunëtor profesional nga Gjykata Administrative dhe bashkëpunëtor profesional

Postuar më: 23-11-2026