blog-post

Postuar më: 25-04-2024

Terrorizmi dhe Ekstremizmi i Dhunshëm

Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në mbështetje të GCERF, janë duke realizuar tryezën me temë “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Terrorizmi”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Fikrije Fejzullahu, Prokurore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Luan Keka, Njësia Antiterror, Policia e Kosovës, z. Nexhdet Haxhaj, Drejtoria kundër Terrorizmit, Policia e Kosovës dhe z. Arsim Tahiri, Drejtor Shërbimi Sprovues

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ekstremizmin e djathë dhe religjioz, identifikimin i veprave penale të terrorizmit dhe argumentimi i tyre si dhe avancimi i komunikimi në sistem në rastet e ekstremizmit dhe terrorizmit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarë nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjyqtar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Prokurorë nga Prokuroria e Apelit, PSRK-se, dhe Prokuroritë Themelore.

Shpërndaje :