blog-post

Postuar më: 25-04-2024

Testi përfundimtar për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e dhjetë)

Më 24, 25 dhe 26 prill 2024, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e X), po zhvillohet testi përfundimtar.

Pas përfundimit të Trajnimit Fillestar sipas Rregullores për Trajnimin Fillestar, gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar po i nënshtrohen testimit për modulet trajnuese: të radhitur si në vijim: për gjyqtarët e sapo emëruar në ditën e parë është duke u zhvilluar testi për modulet: “Kodi Penal i Republikës së Kosovës” dhe “Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar” në ditën e dytë do të zhvillohet testi për modulet: “Kodi i Procedurës Penale”, “Shkathtësitë personale dhe ndërpersonale” dhe “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese” ndërsa ditën e tretë do të zhvillohet testi për modulet: “E drejta civile, ekonomike dhe administrative” (materiale dhe procedurale). Po ashtu edhe për prokurorët e sapo emëruar ditën e parë është duke u zhvilluar testi nga modulet: “Kodi Penal i Republikës së Kosovës” dhe “Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar”, ditën e dytë do të zhvillohet: “Shkathtësitë personale dhe ndërpersonale” dhe “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese” dhe ditën e tretë vetëm moduli: “Kodi i Procedurës Penale”.

Testit përfundimtar është duke u realizuar në Akademinë e Drejtësisë dhe po i nënshtrohen: 28 gjyqtarë dhe 23 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024, nën mentorimin e stafit të Akademisë së Drejtësisë.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :