Trajnim i Specializuar Ligjor për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Krimin Kibernetik dhe Provat Elektronike
Më 23-25 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës/Aksioni i CYBERKOP i projektit Octopus, janë duke realizuar trajnimin me temë “ Trajnim i Specializuar Ligjor për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Krimin Kibernetik dhe Provat Elektronike”.
Fjala hyrëse në ketë trajnim ishte nga z. Tankut Soykam, Zëvendës Drejtor i Zyrës se Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Enver Fejzullahu, Drejtori ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe znj. Tamara Greig, Drejtoreshë për çështje Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Punëve Ligjore Departamenti i Shtetit të SHBA, Ambasada e SHBA në Prishtinë.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zahid Jamil dhe z. Han Kerkhofs, Konsulent të Këshillit të Evropës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me bazën ligjore për bashkëpunimin ndërkombëtar në lidhje me krimin kibernetik dhe provat elektronike, njoftimi rreth praktikave dhe procedurave të Ndihmës se Ndërsjellët Juridike si dhe Mekanizmat e Konventës së Budapestit për lehtësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe metode interaktive
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokuror, Gjyqtar, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar nga Minstria e Drejtësisë, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.
Postuar më: 23-04-2024