blog-post

Postuar më: 05-10-2023

Trajnim për përkthyes dhe interpretë gjyqësor mbi përdorimin e koncepteve ligjore dhe Doracakun për punën e përkthyesve në Gjykata

Sot më 05 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe nën mbështetjen e projektit EUKOJUST, janë duke e zhvilluar trajnimin e parë për Interpretët Gjyqësorë në të gjitha Gjykatat e Republikës së Kosovës.

Ky trajnim vije si rezultat i zhvillimit të doracakut për punën e përkthyesve në Gjykata dhe ka për qëllim që gjithë interpretët që janë pjesë e Gjykatave si dhe ata të sapo rekrutuarit të njihen me doracakun dhe përmbajtjen e tij i cili ka 8 pika kyçe në të cilat bazohet, e ato janë:

Procedura e angazhimit të përkthyesit/interpretit; Detyrat dhe përgjegjësitë e përkthyesit; Kodi i Etikës; Norma orientuese e përkthyesit/interpretit; Mbajtja e evidencës dhe raportimi; Paanshmëria dhe konflikti i interesit; Pozicioni i përkthyesit në sallën e gjykimit; Performanca e përkthyesit/interpretit. Meqenëse pjesë e trajnimit janë një grup goxha i madh i përfituesve, trajnimi është ndarë në dy grupe, ku për dy ditë, përkthyesit do ta kenë rastin të dëgjojnë dhe diskutojnë rreth përkthimit të terminologjive juridike, sfidat gjatë përkthimit dhe interpretimit sidomos për konceptet e reja juridike dhe unifikimit të terminologjisë mes përkthyesve si dhe pjesët e doracakut veç e veç.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do ta kenë rastin të dëgjojnë edhe video sekuenca të shkurtra nga seancat gjyqësore në veçanti nga Tribunali i Hagës, pastaj simulime të gjykimeve dhe seancave gjyqësore, të përgatitura nga dy ekspertet e angazhuara për këtë trajnim znj. Filloreta Hoxha – eksperte për menaxhimin e shërbimeve të përkthimit dhe znj. Valentina Sopjani – Shefe e zyrës së përkthimeve në SKGJK.

Përfitues të trajnimit janë interpretët/përkthyesit e gjithë Gjykatave në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje :