Anulimi i vendimeve gjyqësore - të gjeturat e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit me rastin e kthimit të rasteve në rigjykim
Më 05 dhe 06 Nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Anulimi i vendimeve gjyqësore - të gjeturat e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit me rastin e kthimit të rasteve në rigjykim”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Rrustem Thaqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Qerim Ademaj, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Qëllimi i kësaj tryeze është që të adresojë problemet që janë evidentuar nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit me rastin e kthimit të rasteve në rigjykim, e të cilat probleme kanë diktuar mos zbatimin e udhëzimeve dhe rekomandimeve të dhëna nga gjykata më e lartë, gjykatave të instancave më të ulëta me rastin e kthimit të rasteve në rigjykim.
Metodologjia e kombinuara të shpjegimit, të përcjella me shembuj praktik dhe diskutime të përbashkëta, në mënyrë që secili nga pjesëmarrësit të jetë aktiv gjatë gjithë kohës së tryezës, që të arrihen në tërësi objektivat e kësaj tryeze.
Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarët e nivelit Themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Postuar më: 06-11-2025