Trajnim për protokoll dhe Etiketa
Më 05 Dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin: “Trajnim për protokoll dhe etiketë”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ramadan Gashi, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e aftësive të stafit të gjykatave dhe prokurorive në organizimin e pritjeve të delegacioneve duke u bazuar në rregullat që përcakton Protokolli i Shtetit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: staf administrativ nga Gjykatat dhe Prokuroritë.
Postuar më: 06-12-2024