
Trajnim për Treguesit Gjeografikë dhe Emërtimet e Origjinës
Më 12 Dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të Ambasadës së Republikës së Francës dhe me Institutin Kosovar për Pronësi Intelektuale, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Treguesit Gjeografikë dhe Emërtimet e Origjinës”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Veli Hoti, avokat.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi sistemin e treguesve gjeografikë në Kosovë, në procedurën e regjistrimit të treguesve gjeografikë, në rolin e specifikacioneve të produktit dhe lidhjes me rerritorit nga të cilat vijn treguesit gjeografik, ndërlidhjen e markave tregtare me treguesit gjeografik, procedurat pranë institucioneve të regjistrimit, zbatimit dhe administrimit të këtyre të drejtave.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata Komerciale të Kosovës,zyrtarë nga Dogana e Kosovës, Inspektoriati i Tregut, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Pronësinë Industriale.
Postuar më: 12-12-2024