blog-post

Postuar më: 09-02-2024

Trajnimet rifreskuese për Ndërmjetësues

Akademia e Drejtësisë nga data 09 shkurt 2024 ka filluar organizimin e Trajnimeve rifreskuese për Ndërmjetësuesit e licencuar, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Odës së Ndërmjetësuesve.

Qëllimi i këtyre trajnimeve është që ndërmjetësuesve të licencuar të ju ofrohen njohuri të avancuara dhe rifreskuese rreth procedurës së ndërmjetësimit, meqenëse të njëjtit që nga koha e licencimit nuk i janë nënshtruar asnjë trajnimi.

Trajnimet janë zhvilluar njëkohësisht në baza regjionale, ku në fazën e parë kanë qenë Prishtina, Peja, Gjilani dhe Ferizaj, kurse në fazën e dytë do të përfshihen edhe regjionet e Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjakovës. Të gjitha trajnimet kanë qenë të monitoruara nga ekspertët nga ekipi i FMCS, z. Peter Swanson, z. Dave Moora dhe znj. Emily Rife. Përfitues të trajnimeve ishin ndërmjetësuesit e licencuar në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje :