Trajnimet rifreskuese për Ndërmjetësues – Faza II
Akademia e Drejtësisë, nën mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, programit INL nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizatës IKD, më dt. 12-14 prill 2024 ka vazhduar me fazën e dytë të trajnimeve rifreskuese për Ndërmjetësuesit e licencuar në RKS, duke përfshirë regjionin e Mitrovicës dhe Prizrenit. Ashtu edhe si në fazën e I-rë, këto trajnime kishin për qëllim freskimin e njohurive dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale për ndërmjetësuesit aktual që veprojnë në kuadër të Odës së Ndërmjetësuesve. Gjatë tri (3) ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën rastin të kuptojnë më shumë rreth pasqyrës ligjore në fushën e Ndërmjetësimit në Kosovë, deklaratat hapëse të ndërmjetësuesit, seancat e ndara, draftimin i marrëveshjes përfundimtare. Gjithashtu gjatë trajnimit pjesëmarrësit së bashku me trajnuesit patën rastin të simulojnë seanca të ndërmjetësimit, duke e diskutuar secilin hap se si duhet të sillet ndërmjetësuesi që nga fillimi me palët. Faza e dytë e trajnimeve rifreskuese për Ndërmjetësues pritet të përfundojë më 19-21 prill, ku do jetë edhe trajnimi i fundit në regjionin e Gjakovës, me ç ’rast Akademia e Drejtësisë arrinë që në një periudhë dy mujore t’i përfshijë në trajnim gjitha regjionet e Kosovës, sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë. Të gjitha trajnimet janë monitoruar nga ekipi i FMCS nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postuar më: 15-04-2024