blog-post

Postuar më: 08-07-2024

Trajnimi i trajnuesve- për Lirinë e Shprehjes dhe Lirinë e Medias (sesion rifreskues)

Më 08 dhe 09 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës respektivisht Projektin PROFREX është duke realizuar trajnimin e trajnuesve sesion rifreskues me temën “ Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias”. Ky aktivitet ka për qëllim, trajnuesve tashmë të certifikuar në temën “Liria e shprehjes dhe medias” tu ofroj rifreskimin dhe avancimin e njohuri nga Liria e shprehjes në internet - Qasja dhe standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për përmbajtjen dhe publikimet online.

Po ashtu qëllimi i trajnimit është që gjyqtarët prokurorët dhe avokat të Republikës së Kosovës të njoftohen me të rejat e fundit nga Këshilli i Evropës siç janë: Shënim udhëzues për të luftuar përhapjen e keqinformimit dhe dezinformimit në internet përmes kontrollit të fakteve dhe zgjidhjeve të projektimit të platformës, udhëzime për zbatimin e përgjegjshëm të sistemeve të inteligjencës artificiale në gazetari, praktika të mira për financimin e qëndrueshëm të mediave të lajmeve, rekomandimi CM/Rec(2022)11 mbi parimet për qeverisjen e medias dhe komunikimit, rekomandimi CM/Rec(2022)12 për komunikimin zgjedhor dhe mbulimin mediatik të fushatave zgjedhore dhe rekomandimi CM/Rec(2022)13 mbi ndikimet e teknologjive dixhitale në lirinë e shprehjes.

Trajnimi është i fokusuar në raste praktike po ashtu të shoqëruara me simulime të cilat janë raste nga Praktika gjyqësore e GJEDNJ-së për nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në vazhdën e këtij trajnimi do të diskutohet edhe për Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike - prezantimi i instrumenteve të Këshillit të Evropës për SLAPPS dhe Prezantim mbi gjykimin me të ri në nivel vendor mbi sigurinë e gazetarëve.

Gjatë trajnimit janë planifikuar edhe ushtrime të ndara në grupe të pjesëmarrësve duke zhvilluar ushtrim praktik mbi përdorimin e standardeve të GJEDNJ-së për shpifjen.

Trajnimi është realizuar në mbështetje të znj. Flutura Kusari, eskpertes së angazhuar nga Këshilli i Evropës, znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorinë Speciale dhe z. Dren Rugova, Gjyqtar në Gjykatën Themelore.

Përfitues të Trajnimit janë 7 gjyqtar, 5 prokurorë, 5 avokat dhe një nga stafi i Akademisë së Drejtësisë.

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :