blog-post

Postuar më: 28-02-2025

Trajnimi për Drejtësia tranzicionale sipas akteve juridike dhe dokumenteve strategjike vendore dhe instrumenteve juridike ndërkombëtare

Më date 28 shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimi me temë “Drejtësia tranzicionale sipas akteve juridike dhe dokumenteve strategjike vendore dhe instrumenteve juridike ndërkombëtare”(DT).

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Baki Svirca, Udhëheqësi i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale, Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Drejtësinë tranzicionale (DT), Cilat janë të drejtat kryesore sipas DT, Të drejtat e njeriu & DT: Shkelja e të drejtave të njeriut.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti special si dhe bashkëpunëtor profesional e zyrtar ligjor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje :