
Trajnimi për ndërmjetësim për nëpunësit e gjykatave dhe prokurorive
Më datë 27 shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Ndërmjetësimi për nëpunësit e gjykatave dhe prokurorive”
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Adnan Konushevci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me rolin e ndërmjetësimit në sistemin e drejtësisë, përgjegjësitë e zyrtarëve në administrimin e rasteve të ndërmjetësimit si dhe identifikimi i kompetencave dhe kufizimeve të zyrtarëve.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: zyrtar për ndërmjetësim nga gjykatat dhe prokuroritë.
Postuar më: 27-02-2025