blog-post

Postuar më: 19-02-2025

Trajtimi i informacionit të klasifikuar në proceset gjyqësore

Më 19-20 Shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Trajtimi i informacionit të klasifikuar në proceset gjyqësore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Admir Shala, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësve të ju ofrohen njohuri teorike dhe praktike sa i përket trajtimit dhe përdorimit të informacioneve të klasifikuara si provë në procese gjyqësore. Metodologjia e trajnimit është e kombinuar diskutimi interaktiv, prezantimi i rasteve nga praktika gjyqësore e Kosovës raste studimi nga praktika gjyqësore e GJEDNJ.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga niveli Themelor, bashkëpunëtor profesional nga Gjykata dhe Prokuroria si dhe zyrtarët e Agjensionit për mbrojtën e informacionit të kalsifikuar.

Shpërndaje :