Trajtimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë gjatë qasjes në drejtësi
Më 27 Shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar aktivitetin trajnues me temë “Trajtimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë gjatë qasjes në drejtësi”.
Trajnues të angazhuar janë: znj. Albina Shabani Rama, Kryetare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, z. Atdhe Dema, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe znj. Selvi Izeti, Psikologe në QKRMT.
Synimi kryesor i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi sfidat, nevojat dhe qasjen e ndjeshme në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me diskutime të hapura dhe interaktive, diskutim i rasteve studimore, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe prokurorë.
Postuar më: 27-02-2024