Veprat e dhunës në familje Përgjigja efektive e drejtësisë penale
Më 22-23 Shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, Projekti US-DOJ/OPDAT dhe Këshillin e Evropës, Projekti Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit, “Veprat e dhunës në familje: Përgjigja efektive e drejtësisë penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Shenaj Berisha, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Arijana Qosaj, Eksperte vendore e angazhuar nga Këshilli i Evropës dhe znj. Eliza Shporta, Udhëheqëse e Programit për Mbrojtjen e Viktimave/Ambasada e SHBA.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për të trajtuar në mënyrë efektive rastet që përfshijnë DhNG, DhF dhe DhBGj në përputhje me ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare, me fokus në sigurimin e një qasjeje të përqendruar tek viktimat, të mirë-informuar mbi traumën, të përgjegjshme ndaj gjinisë dhe qasje ku kryerësi i dhunës mbahet përgjegjës, ashtu që të kontribuohet në ndalimin e ciklit të mosndëshkueshmërisë.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët dhe prokurorët.
Postuar më: 22-02-2024