![blog-post](/media/AA Lajme Dhe Aktivitete/2025/trajnimptv04022025.jpg)
Veprat e dhunës në familje Përgjigja efektive e drejtësisë penale
Më 04-05 Shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Projekti Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit dhe AIRE Center, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin “Veprat e dhunës në familje: Përgjigja efektive e drejtësisë penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Shenaj Berisha, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Gresa Caka Nimani, ish gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovësdhe znj. Arijana Qosaj, Eksperte vendore e angazhuar nga Këshilli i Evropës.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve për t’i dhënë një përgjigje efektive rasteve të dhunës në familje, duke marrë për bazë koncepte dhe rrethana të ndërlidhura me rastin siç janë: dinamikën e dhunës në familje, ciklin e fuqisë dhe kontrollit, luftimin e stereotipeve e zakonshme për viktimat dhe kryerësit e dhunës, teknikat e intervistimit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët dhe prokurorët nga niveli Themelor.
Postuar më: 04-02-2025