blog-post

Postuar më: 18-04-2024

Vizitë studimore e delegacionit nga Akademia e Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Qendrën Kombëtare të Avokimit në Karolinën e Jugut

Nga data 13-21 prill 2024, në mbështetje të Ambasadës Amerikane, përkatësisht zyra e OPDAT, zyrtarë nga Akademia e Drejtësisë dhe nga zyra e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë duke qëndruar në një vizitë studimore në Qendrën Kombëtare të Avokimit në Karolinën e Jugut.

Vizita e organizuar nga OPDAT ka të bëjë me njoftimin me praktikat më të mira të SHBA-së në edukimin ligjor për prokuror dhe ndikimi i tij në ngritjen e profesionalizmit dhe rrjedhimisht në efikasitetin dhe përmirësimin e punes në prokurori.

Bazuar në agjenden e vizitës, delegacioni në përbërje të AD-së dhe Këshillit Prokurorial do të kenë mundësinë e informimit mbi aktivitetet tajnuese të Departamentit të Drejtësisë në Qendrën Kombëtare të Avokimit (NAC) dhe roli i saj në arsimimin ligjor. Vëmendje të veçantë do të kenë procesi i vlerësimit të nevojave trajnuese, vlerësimi i performancës së trajnuesve duke përfshirë vizita në gjykata dhe prokurori dhe pjesëmarrje në një seancë gjyqësore.

Delegacioni është në përbërje prej Kryetarit të Gjykatës Supreme, z. Fejzullah Rexhepi dhe U.D së Kryeprokurorit të Shtetit, njëherësh anëtarë të KD në AD, Drejtori Ekzekutiv dhe zyrtarë tjerë të AD-së, Kryesuesi i KPK-së si dhe anëtarët e Komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Shpërndaje :