blog-post

Postuar më: 27-05-2024

Zbatimi dhe specifikat e instrumenteve ndërkombëtarë, Direktivave dhe Rregulloreve te UE-se mbi çështjet komerciale dhe doganore

Më 27-28 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e USAID-it “Drejtësia Komerciale” në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Zbatimi dhe specifikat e instrumenteve ndërkombëtarë, Direktivave dhe Rregulloreve te UE-se mbi çështjet komerciale dhe doganore”.

Trajnuese e angazhuar është: z. Hajredin Kuqi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në trajtimin e rregullave kryesore të së drejtës ndërkombëtare private të cilat mundësojnë gjykimin e kontesteve me element të huaj.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete nga praktika gjyqësore për mënyrën e vendosjes meritore për rastet konkrete.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë nga Gjykata Komerciale.

  • gallery

Shpërndaje :