blog-post

Postuar më: 11-10-2023

Aktakuza dhe shqyrtimi fillestar

Më 11 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Aktakuza, shqyrtimi fillestar”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth hartimit të aktakuzës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtorët profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Shpërndaje :