Procedura penale e kryesve me çrregullime mendore
Më 19 Nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë: “Procedura penale e kryesve me çrregullime mendore”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Ramadan Gashi, Trajnues i Përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i trajnimit është avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me procedurën penale ndaj kryerësve me çrregullime mendore, me fokus në vlerësimin e ekspertizave psikiatrike, përcaktimin e përgjegjësisë penale, shqiptimin e masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik dhe sfidat praktike të vendimmarrjes gjyqësore, në përputhje me legjislacionin dhe praktikën gjyqësore.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike. Përfitues janë: gjyqtarë, prokuror nga të Gjitha Regjionet e Kosovës.

Postuar më: 19-11-2026