blog-post

Postuar më: 18-11-2026

Moduli 3 – Siguria kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave

Më datë 18 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve fillestare obligative për stafin administrativ është duke e realizuar trajnimin me temë Moduli 3 “ Siguria kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave në sistemet elektronik zyrtar”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Enver Beha, Administrator i Teknologjisë Informative, znj. Valentina Shabani, Udhëheqëse e Divizionit për Administrimin e Data bazës Qendrore të Evidencës Penale. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Sigurinë kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave në sistemet elektronik zyrtar. Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf administrativ nga gjykatat dhe Staf administrativ nga KGJK (grupi i II-të).

  • gallery

Shpërndaje :