blog-post

Postuar më: 01-06-2023

Arbitrazhi

Më 01 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Arbitrazhi”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Përmbarimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra nga Tribunalet e Arbitrazhit brenda dhe jashtë Kosovës.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjyqtarë nga Gjykata Komerciale si dhe Avokatë Shtetërorë.

Shpërndaje :