blog-post

Postuar më: 01-02-2023

Dëshmitarët bashkëpunues

Më 01-02 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke e realizuar trajnimin me temë “Dëshmitarët bashkëpunues”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: Agron Qalaj, prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Institutin e Dëshmitarëve Bashkëpunues, në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore në paraqitjen e kërkesës dhe arsyetimin e kërkesës për dëshmitarët bashkëpunues si dhe hartimin e marrëveshjes dhe përcaktimin e obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja e dëshmitarit

Ne këtë trajnim u elaboruan Risitë e Kodit të Procedurës Penale në lidhje me këtë institut duke theksuar Çka është dëshmitari bashkëpunues, si fitohet statusi i dëshmitarit bashkëpunues-krahasimi me legjislaturat e tjera përfshirë edhe KPP paraprak dhe KPP në fuqi.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar, prokurorët.

Shpërndaje :