Ekstremizmi, Radikalizmi dhe Terrorizmi
Më 22-25 mars 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese - BIRN, është duke realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë “Ekstremizmi, Radikalizmi dhe Terrorizmi”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Naim Abazi, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës, z. Mensur Hoti, Drejtor i Departamentit për Siguri Publike në MPB, z. Luan Keka, Drejtor i Drejtorisë kundër Terrorizmit dhe z. Nexhdet Haxhaj, Drejtor i Hetimeve në Drejtorinë Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës.
Trajnimi synon avancimin e njohurive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë lidhur me identifikimin e hershem të shenjave të para të terrorizmit që gjenden në veprat penale të terrorizmit si dhe detyrimin që kanë institucionet karshi ndjekjes së këtyre formave edhe në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut që mund të cenohen me rastin e ndjekjes dhe gjykimit të veprave penale të radikalizmit dhe terrorizmit.
Trajnimi si pjesë e Programit për Trajnime të Vazhdueshëm për vitin 2026 shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe analizimin e rasteve konkrete të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar, diskutim interaktive, shtjellimi i rasteve nga praktika gjyqësore.
Përfitues janë gjyqtarë dhe prokurore nga Departamenti për Krime të rënda të gjykatave dhe prokurorive themelore të regjioneve të ndryshme të Kosovës, Prokurorë nga PSRK si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.

Postuar më: 23-03-2026