Antigjipsizmi

Fusha : Kundër diskriminimit

Përshkrimi :

  • Përkufizimi dhe konceptet kryesore te antigjipsizmi, Konteksti historik dhe rrënjët shoqërore
  • Marrëdhënia midis diskriminimit, paragjykimit dhe antigjipsizmit
  • Sfondi historik dhe diversiteti kulturor i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
  • Sfidat socio-ekonomike dhe pabarazitë sistematike me të cilat përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
  • Manifestimet e antigjipsizmit, stereotipet, paragjykimet dhe qëndrimet diskriminuese ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
  • Diskriminimi institucional dhe strukturor
  • Gjuha e urrejtjes, krimet e urrejtjes dhuna dhe përjashtimi
  • Ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare që trajtojnë diskriminimin dhe antigjipsizmin
  • Praktika gjyqësore dhe jurisprudenca lidhur me antigjipsizmin
  • Detyrimet e shteteve për të luftuar antigjipsizmin
  • Roli i gjyqësorit dhe prokurorisë, Sigurimi i trajtimit të barabartë në procedurat ligjore
  • Njohja dhe adresimi i njëanshmërisë dhe paragjykimeve në procedurat ligjore
  • Promovimi i gjykimeve të drejta dhe mbrojtja e të drejtave të individëve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Mitigimi dhe parandalimi, Promovimi i procedurave ligjore gjithëpërfshirëse
  • Strategjitë për identifikimin dhe trajtimin e antigjipsizmit brenda rasteve
  • Ndërgjegjësimi dhe trajnimi brenda sistemit të drejtësisë;
  • Kompetenca kulturore dhe ndjeshmëria, rëndësia e ndërgjegjësimit kulturor në proceset ligjore dhe administrative,
  • Ndërtimi i komunikimit të respektueshëm me individët rom, ashkali dhe egjiptian
  • Tejkalimi i anësive dhe paragjykimeve

Objektivat :

  • Ndërgjegjësimi dhe të kuptuarit: T'u ofrojë pjesëmarrësve një kuptim gjithëpërfshirës të konceptit të antigjipsizmit, duke përfshirë kontekstin historik, manifestimet dhe ndikimin e tij në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Të ndihmojë pjesëmarrësit të njohin rastet e antigjipsizmin brenda proceseve ligjore dhe administrative dhe të kuptojnë efektet e tij në administrimin e drejtësisë.
  • Mitigimi dhe parandalimi: Pajisja e pjesëmarrësve me mjete dhe strategji për të trajtuar dhe luftuar në mënyrë efektive antigjipsizmin brenda roleve të tyre profesionale, duke promovuar trajtim të drejtë dhe të barabartë për individët rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Kompetenca kulturore dhe ndjeshmëria: Për të rritur kompetencën kulturore dhe ndjeshmërinë e pjesëmarrësve kur merren me raste që përfshijnë individë rom, ashkali dhe egjiptian, duke nxitur një sistem drejtësie më gjithëpërfshirës dhe të barabartë.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Hotel Sirius
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Bedri Bahtiri

04/04/2024