Gjykimi i rasteve me armë të zjarrit, Vështrim i kërcënimeve të reja dhe kompleksitetet ligjore

Fusha : Penale

Përshkrimi :

  • Armët e zjarrit, pjesët e tyre, municioni dhe gjurmimi i armëve;
  • Përvojë praktike me lloje të ndryshme të armëve të zjarrit, duke përfshirë pistoletat, revolverët, pushkët dhe municionet e tyre. Kuptimi i informatave që derivon nga shënjimi i armëve të zjarrit në rastet penale dhe rëndësia e tyre për gjurmimin e armëve në rastet e armëve të paligjshme;
  • Armët e zjarrit në sistemin ligjor;
    - Pasqyrë e mënyrës se si armët e zjarrit trajtohen sipas ligjit, duke përfshirë përkufizimet statutore, kategorizimet dhe dallimet ligjore të rëndësishme për shqyrtim gjyqësor;
  • Interpretimi i provave forenzike;
    - Eksplorim i hollësishëm për mënyrën se si provat forenzike lidhur me armët e zjarrit mbledhen, analizohen dhe prezantohen në gjykatë, dhe implikimet e tyre në gjykim.
  • Avancimet e fundit teknologjike;
    - Kuptimi i ndikimit të avancimeve të fundit teknologjike të armëve të zjarrit, të tilla si armët inteligjente, dhe implikimet e tyre ligjore dhe etike.
  • Sfidat e reja ligjore, diskutim lidhur me sfidat e reja në legjislacionin për armët e zjarrit, përfshirë ngritjen e armëve të pagjurmueshme dhe artizanale (p.sh. ghost guns) dhe kompleksiteti ligjor që këto paraqesin;
  • Perspektiva globale lidhur me legjislacionin për armët e zjarrit;
    - Analizë krahasimore e ligjeve për amët e zjarrit dhe rastet në gjykatë nga juridiksione të ndryshme, duke pasqyruar një kuptim më të gjerë për kornizën ndërkombëtare ligjore.

Objektivat :

  • Zhvillimi i njohurisë lidhur me armët e zjarrit në kontekst të procedurave ligjore;
  • Avancimi i aftësisë për të vlerësuar në mënyrë kritike dëshmitë e ekspertëve dhe provat e ndërlidhura me armët e zjarrit;
  • Fitimi i njohurive lidhur me sfidat ligjore të paraqitura nga teknologjitë e reja dhe rreziqet e reja nga armët e zjarrit;
  • Kuptimi i zhvillimeve të kornizës ligjore në raport me armët e zjarrit.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Sulltan Dobraj,Sebahate Sinani

12/09/2024 - 13/09/2024