
Etika Profesionale
Më 14 Tetor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në është duke realizuar trajnimin me temë “Etika Profesionale”.
Trajnues të angazhuar është: z. Jetish Maloku, Prokuror në Prokurorin Themelore në Gjilan.
Qëllimi i këtij trajnimi është të kontribuojë në krijimin e një sistemi gjyqësor transparent, të drejtë dhe profesional, ku prokurorët veprojnë me integritet dhe përgjegjësi, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.
Trajnimi është duke u realizuar sipas metodologjisë së kombinuar të shpjegimit teorik, diskutimit interaktiv si dhe prezantimit të çështjeve përmes rasteve praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorë nga Prokuroria e Apelit, PSRK-ë dhe Prokuroritë Themelore nga regjione të ndryshme të Republikës së Kosovës.
Postuar më: 14-10-2025