blog-post

Postuar më: 23-09-2026

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐬𝐡𝐞̈𝐦

Akademia e Drejtësisë njofton të gjithë të interesuarit se, me aprovimin e Këshillit Drejtues, afati për aplikim sipas Shpalljes publike për përzgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm, i cili ka përfunduar më 22 shtator 2026, zgjatet deri më 𝟐𝟖 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔.

Aplikimet në formë fizike mund të dorëzohen deri më 28 shtator 2026, në ora 16:00, ndërsa aplikimet në formë elektronike deri në ora 24:00 të së njëjtës ditë.

Zgjatja e afatit është bërë për shkak të interesimit të madh të profesionistëve të ndryshëm ligjorë, si dhe për t'u dhënë mundësi kandidatëve të interesuar që nuk kanë arritur ta kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të paraparë

Shpërndaje :