Zbatimi i Ligjit me të favorshëm, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmërisë, Pjesa e Posaçme e së Drejtës Penale dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual
Më date 24 shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën penale me temë “Zbatimi i Ligjit me të favorshëm, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmërisë, Pjesa e Posaçme e së Drejtës Penale dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual” Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me tema të rëndësishme nga fusha e së drejtës penale me theks të veçantë Zbatimin i Ligjit më të favorshëm, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmërisë, Pjesa e Posaçme e së Drejtës Penale dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual. Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga te gjitha Regjionet e Kosovës.

Postuar më: 24-09-2026