
Etika Profesionale për Gjyqtarë
Më 14 Tetor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me OSBE, janë duke realizuar trajnimin me temë “Etika Profesionale”.
Trajnues të angazhuar janë: z.Lumni Sallauka, Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z.David G. Campbell, Gjyqtar i Lartë i Gjykatës së Qarkut të Shteteve të Bashkuara.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është të kontribuojë në krijimin e një sistemi gjyqësor më transparent, të drejtë dhe profesional, ku gjyqtarët veprojnë me integritet dhe përgjegjësi, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.
Metodologjia e këtij trajnimi do të përdorë metoda të kombinuara të shpjegimit, do të zhvillohet diskutim interaktiv si dhe prezantim i çështjeve përmes rasteve.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore nga të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.
Postuar më: 14-10-2025