blog-post

Postuar më: 04-06-2024

Krimi kibernetik dhe kriptovalutat

Më 04-05 Qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Krimi kibernetik dhe kriptovalutat”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Kristi O’Malley, prokurore, Departamenti Amerikan i Drejtësisë, z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Halim Borovci, prokuror në Prokurorin Speciale të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me sfidat më të mëdha ligjore e cila ka nxitur një forme tjetër të krimit, duke krijuar një mjedis për metodat e reja të krimit, tani pothuajse të gjitha krimet mund të kryhen me përdorimin e kompjuterëve.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit dhe Themelore, Prokuror nga Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore, Zyrtar nga Policia e Kosovës, Zyrtar të NJIF-it dhe Hetues nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Shpërndaje :