blog-post

Postuar më: 03-10-2023

Kripto Asetet dhe përdorimi i tyre për veprën e Pastrimit të Parave

Më 03-04 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës - PECK III, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Kripto Asetet dhe përdorimi i tyre për veprën e Pastrimit të Parave”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Richard STRIKE, ekspert i Këshillit të Evropës dhe z. Andrew TENNANT, ekspert i Këshillit të Evropës.

Qëllimi i këtij trajnimi është të informojë pjesëmarrësit mbi standardet ndërkombëtare, terminologjinë kryesore, konceptet e aseteve virtuale, rritja e ndërgjegjësimit për taktikat dhe metodat e abuzimit të AV-ve për qëllime të paligjshme.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues të Policisë, Doganave, Administratës Tatimore, Njësisë së Inteligjencës Financiare (NjIF), Akademisë Gjyqësore, Akademisë për Siguri Publike dhe ekspertëve të Këshillit të Evropës.

Shpërndaje :