Seminar ndërkombëtar “Përkujdesja ndaj të miturve të pashoqëruar që kryejnë vepra penale brenda një rrjeti kriminal të organizuar”
Më 19 dhe 21qershor 2024, në Roubaix, Francë me ftesë të projektit European Union’s Justice Programme, znj. Kadrije Bicaj, Zyrtare e lartë për Trajnime Divizioni i Programeve Trajnuese në Akademinë e Drejtësisë, znj. Lumnije Krasniqi dhe znj. Donika Shala, Gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, znj. Mimoza Shala, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe z. Shpëtim Peci, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Kanë marrë pjesë në Seminarin ndërkombëtar “Përkujdesja ndaj të miturve të pashoqëruar që kryejnë vepra penale brenda një rrjet kriminal të organizuar”
Qëllimi i këtij seminari ishte të sigurojë efektivitetin e drejtësisë miqësorë për fëmijë, në përputhje me direktivat evropiane që janë pjesë e strategjisë së Bashkimit Evropian për të drejtat e fëmijëve. Duke ju kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, përkatësisht të miturve të pashoqëruar, të cilët janë objektivi kryesor i rrjeteve të krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Në këtë seminar kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucionet e drejtësisë që janë përballur me këto çështje, me një qasje multidisiplinare: gjyqtarë, prokurorë, avokatë, akademikë, përfaqësues të shoqatave nga vende te ndryshme.
Postuar më: 02-07-2024