blog-post

Postuar më: 04-03-2024

Marrëdhëniet komerciale me element të huaj dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet komerciale

Më 04 Mars 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Marrëdhëniet komerciale me element të huaj dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet komerciale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Donikë Qerimi, Profesor në Katedrën e së Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës, z. Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në fushën e së drejtës ndërkombëtare private, me theks të veçantë në marrëdhëniet komerciale dhe tregtare. Ky qëllim përfshin njohurinë për risitë ligjore dhe institucionet që lidhen me marrëdhëniet me element të huaj.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar mes shpjegimeve teorike të ndryshimeve që sjellë ligji dhe pjesa praktike e përbërë nga ushtrimet.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Gjykata Komerciale.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :