blog-post

Postuar më: 14-09-2023

Masat dhe dënimet që shqiptohen ndaj të miturve

Më 14 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Masat dhe dënimet që shqiptohen ndaj të miturve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Hashim Çollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Ramadan Gashi–Trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të avancojnë njohuritë për masat dhe dënime ndaj kryesve të mitur të veprave penale, mundësinë që konform moshës së kryesit të veprës penale, peshës së veprës penale, personalitetit të të miturit ti shqiptohet ndonjëra nga masat apo dënimit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga gjykata e Apelit dhe nga Gjykata Themelore.

Shpërndaje :