blog-post

Postuar më: 21-10-2025

Mashtrimi në prokurim publik

Më 21-22 Tetor 2025 Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Mashtrimi në prokurim publik”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Valon Kurtaj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore Prishtinë - Departamenti Special dhe z. Admir Shala, Prokuror në Prokurorinë Speciale.

Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë sqarime të detajuara për përkufizimin e veprës penale keqpërdorimi dhe mashtrimit në prokurim, skemat mashtruese dhe të korrupsionit në fazat e prokurimit, shkeljeve administrative dhe përgjegjësisë penale etj.

Metodologjia e trajnimit, diskutimi interaktiv, prezantimi i rasteve nga praktika gjyqësore e Kosovës rasteve studimi nga praktika gjyqësore e GJEDNJ.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët nga niveli Themelore, Prokurorë nga PSRK, hetuesit policor dhe hetues nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Shpërndaje :