![blog-post](/media/mediafields/LajmedheAktivitete/47czv0z9pawkd2y56zn1rkfgxk/7cb81e4794fe6a6b72b2ddb72c5e6201.jpg)
Moduli – E drejta familjare, sesioni i katërt- Kundërshtimi dhe vërtetimi i amësisë apo i atësisë
Më 25 mars 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: statusi i fëmijës martesor, kundërshtimi i atësisë, kundërshtimi i amësisë, fëmijët jashtëmartesor dhe vërtetimi i amësisë dhe i atësisë në procedurë gjyqësore. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 25-03-2024