![blog-post](/media/mediafields/LajmedheAktivitete/40sm9r2hj0q67yc0dnmab1mwxm/b129edbaba02c69c0a0af4dcbe6e6e87.jpg)
Moduli – E drejta trashëgimore, sesioni i parë: Trashëgimia në bazë të ligjit, dhe rradhët trashëgimor
Më 16 prill 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar këto nën tema: veçimi i sendeve nga pasuria trashëgimore, caktimi i vlerës së pasurisë trashëgimore, parimet themelore të se drejtës trashëgimore, trashëgimia në bazë të ligjit, të drejtat e bashkëshortit dhe e drejta e trashëgimit të bashkëshortit jashtëmartesorë. Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 16-04-2024