blog-post

Postuar më: 14-04-2025

Moduli: Kallëzimi penal

Me datë 07, 08 dhe 10 prill 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik në tre sesione nga moduli “ Kallëzimi penal ” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, zv. Kryeprokuror në Prokurorin Speciale.

Nga ky modul janë trajtuar: Kallëzimi penal, kallëzimi penal nga burimet tjera, hudhja e kallëzimit penal.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të shtetit të sapoemëruar.

Shpërndaje :