blog-post

Postuar më: 11-09-2025

Moduli: Ligji për kundërvajtje

Me 07,08 Maj-10,11 shtator 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik katër sesione nga moduli “ Ligji për kundërvajtje” në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe Shkathtësitë Plotësuese”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Ramiz Kuqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Veprat e kundërvajtjes, procedura e kundërvajtjes dhe aktgjykimi mbi kundërvajtje, organet për paraqitje të kërkesës për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes, aktgjykimet aktvendimet dhe mjetet juridike, fillimi dhe zhvillimi i procedurës së kundërvajtjes.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

Shpërndaje :