blog-post

Postuar më: 24-06-2024

Moduli: Ligji për kundërvajtje, sesioni i parë: Veprat e kundërvajtjes, procedura e kundërvajtjes dhe aktgjykimi mbi kundërvajtje

Më 24 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ligji për kundërvajtje”, në mbështetje të trajnuesit z. Ramiz Kuqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: E drejta e kundërvajtjes, vepra e kundërvajtjes, rregulloret komunale, fillimi dhe zhvillimi i Procedurës për Kundërvajtje dhe i pandehuri dhe i dëmtuari në procedurë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :