blog-post

Postuar më: 12-06-2024

Moduli: Palët në procedurën penale, sesioni i parë- Prokurori i Shtetit

Më 12 qershor 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga modulin “Palët në procedurë penale” me trajnues z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në kuadër të sesionit janë duke u trajtuar: vështrimi i përgjithshëm – Prokurori i Shteti, roli i prokurorit në fillimin e procedurës penale, bashëpunimi dhe mardhëniet me publikun, përjashtimi i prokurorëve të shtetit, struktura dhe kompetenca e prokurorit të shtetit, roli i prokurorit të shtetit pas pranimit të kallëzimit penal, marrja e provave nga prokurori gjatë hetimit, roli i prokurorit të shtetit lidhur me arrestimin, ndalimin dhe masat tjera për sigurimin e të pandehurit gjatë fazës së hetimit, roli i prokurorit të shtetit në fazën e ngritjes së aktakuzës, roli i prokurorit të shtetit të ngritja e përkohshme e aseteve, urdhri ndalues, masa e përkohshme për siguri, konfiskimi i përkohshëm, roli i prokurorit të shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor, roli i prokurorit të shtetit në fazën e paraqitjes së mjeteve juridike dhe roli i prokurorit në procedurat tjera. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :