blog-post

Postuar më: 14-06-2024

Moduli –“ Palët në procedurën penale” sesioni i tretë- I dëmtuari në procedurën penale

Më 14 qershor 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Palët në procedurën penale” me trajnues z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi i pozitës së të dëmtuarit në procedurën penale, të drejtat e të dëmtuarëve sipas Kodit të Procedurës Penale, e drejta për tu informuar, e drejta për të vepruar gjatë procedurës penale, e drejta në kompensim të dëmit, e drejta për respekt dhe dinjitet, e drejta për të qenë i barabartë, detyrimet e gjykatës në raport më të dëmtuarin, detyrimet e të dëmtuarve – vështrim i përgjithshëm, detyrimet që të lajmëroj ndryshimin eventual të adresës së vendbanimit apo vendqëndrimit dhe detyrimi për ti paguar shpenzimet e procedurës penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :