blog-post

Postuar më: 27-10-2025

Moduli: Politika ndëshkimore

Me 13, 20, 21, 27 tetor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik katër sesione nga moduli “ Politika ndëshkimore ” në kuadër të kurikulës “ Kodi penal”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Agron Qalaj, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Nga ky modul janë trajtuar: Roli aktiv i prokurorit të shtetit në procedurën për matjen e dënimit, rrethanat lehtësuese, rrethanat rënduese dhe dënimi me gjobë.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.

Shpërndaje :