Moduli: Shqyrtimi fillestar
Më 08, 09, 12 janar 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e trembëdhjetë është realizuar trajnimi teorik në katër sesione, nga moduli “Shqyrtimi Fillestar” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Supreme.
Temat e trajtuara në këtë modul janë: Shqyrtimi fillestar; marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqiptimi i dënimit; kundërshtimi i provave dhe kërkesa për hedhjen e aktakuzës.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike, po ashtu në kuadër të modulit është zhvilluar edhe simulimi gjyqësor në ambientet e Gjykatës.
Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar, 2025/2026.

Postuar më: 12-01-2026