blog-post

Postuar më: 20-06-2024

Moduli: Shqyrtimi fillestar dhe i dytë, sesioni i tretë-Kundërshtimi i provave, kërkesa për hedhjen e aktakuzës dhe shqyrtimi i tretë

Më 20 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar sesionin e tretë nga moduli “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme. Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: disa raste nga praktika gjyqësore, shqyrtimi i dytë, kundërshtimi i provave dhe kërkesa për hedhjen e aktakuzës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar

Shpërndaje :