blog-post

Postuar më: 19-06-2024

Moduli: Shqyrtimi fillestar, sesioni i dytë-Marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqiptimi i dënimit

Më 19 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar sesionin e dytë nga nën moduli “ Shqyrtimi fillestar ”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme. Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë, refuzimi i pranimit të fajësisë, aktvendimi për pranimin e fajësisë dhe procedura e mëtejme, marrja e aktgjykimit dhe shqiptimi i dënimit, përmbajtja e aktgjykimit dhe shpallja e aktgjykimit

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar

Shpërndaje :