blog-post

Postuar më: 07-11-2024

Moduli: Shqyrtimi gjyqësor

Me 01-06 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik katër sesione nga moduli “Shqyrtimi gjyqësor ” në kuadër të kurrikulës “Kodi i Procedurës Penale”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Nga ky modul janë trajtuar: Shqyrtimi gjyqësor, zbatimi i shqyrtimit gjyqësor dhe parakushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, shtyrja, ndërprerja dhe koha e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, si dhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor, rrjedha e shqyrtimit gjyqësor dhe fjala përfundimtare, si dhe procedura e marrjes dhe shpalljes së aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike, po ashtu në kuadër të këtij moduli është realizuar “Simulim” në ambientet e gjykatores (Gjykatën Supreme), të mbështetur edhe nga trajnuesi Burim Ademi gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

  • gallery

Shpërndaje :